Aplikacioni që iu “shpëton” nga Policia në rrugë – miliona përdorues e kanë shkarkuar

Aplikacioni Waze është më i përdoruri nga shoferët që e shfrytëzojnë për identifikimin e policëve rrugorë. Nëpërmjet tij, shoferët mund ta kuptojnë në kohë reale se ku janë të pozicionuar policët, në mënyrë që t’iu shmangen apo të ngadalësojnë paraprakisht shpejtësinë.

Njoftimi për vendndodhjen e policisë bëhet nga shoferët, që në aplikacion tregojnë se ku kanë parë policë të pozicionuar.

Me Waze raportohen në kohë reale aksidentet, trafiku i rënduar, Policia, rreziqet dhe bllokadat

Waze është aplikacion navigimi që mbledh informacione nga shoferët që i japin ato, ku përveç prezencës së policisë, mund të raportojnë edhe për kolonat, aksidentet apo ngjarje të tjera në komunikacion.

Ndonëse në shumë shtete përdorimi i këtij aplikacioni është i ligjshëm, autoritetet përdorin radarë sinjalizues që mund t’ia pamundësojë aplikacionin raportimin në kohë reale.

Waze është aplikacion i kompanisë Google, i ndërlidhur me platformën Google Maps.

Aplikacioni është përditësuar disa herë nga kompania.

Platforma për shkarkimin e aplikacioneve online ka bërë të ditur se navigimi me Waze i ka regjistruar mbi 500 milionë përdorues.