Ankthi i vjeshtës, sezoni kur rrezikohemi nga depresioni – ekspertët tregojnë arsyet

Nëse periudha e pishinës, rrezeve të diellit dhe ditëve të gjata janë në përfundim, dhe stina e vjeshtës po hyn, një pjesë e njerëzve e ndjejnë veten të shqetësuar.

“Stina e vjeshtës është periudha kur njerëzit vuajnë nga ankthi dhe disponimi i ulët. Kjo njihet si ankthi i vjeshtës”, ka deklaruar Clare Morrison, këshilltare mjekësore për Healthline, e cila njihet për trajtimin e temave psikologjike.

Ajo deklaron se shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa i zakonshëm dhe i natyrshëm mund të jetë ankthi gjatë kësaj stine, për faktin se sipas tij, nuk janë si duhet të parapërgatitur. “Nëse ndodh çdo vit, modeli duhet bërë i qartë dhe duhet marrë hapa për ta parandaluar”, ka shtuar ajo.

Por si realisht manifestohet ankthi i vjeshtës:

Morrison thotë se simptomat e renditura më poshtë, janë si shkak i ankthit të kësaj stine: disponim i ulët dhe depresion, ankth dhe shqetësim i tepërt, nervozizëm, letargji, përgjumje dhe lodhje, humbje të interesit për aktivitetet e përditshme.

“Një nga shkaqet që vjen ankthi i vjeshtës është zvogëlimi i dritës së diellit, duke çuar në rënien e niveleve të serotoninës. Ky hormon i rëndësishëm ndikon në disponimin, oreksin dhe modelet e gjumit. Ekziston gjithashtu një rritje në hormonin metalonin, i cili tenton ta bëjë njeriun të ndihet i përgjumur dhe i dëshpëruar”, shton tutje doktoresha Morrison.

“Më pak vitaminë D është një tjetër efekt i ekspozimit ndaj më pak rrezeve. Mungesa e kësaj është e lidhur edhe me depresionin. Faktorë të tjerë që përfshijnë ndryshimin e sjelljes është edhe përkeqësimi i motit, siç janë të reshurat, qëndrimi më pak në natyrë dhe stërvitjet e reduktuara.”

Patricia Thornton, psikologe në Neë York City ka thënë se ndryshimet e sezonit mund të sjellin ndryshime në disponim, duke shkaktuar ankth, megjithatë sipas saj, ankthi i vjeshtës nuk është gjendje e njohur shkencëtarisht. “Ne zakonisht flasim për SAD – çrregullim afektiv sezonal. Ditët janë më të shkurtra, netët më të gjata, moti bëhet më i ftohtë. Mund të jetë ankth për t’u rikthyer në shkollë dhe presioni për të pasur suksese në aspektin akademik”, ka thënë tutje ajo.