Sterling dhe Kane kanë frymëzuar Anglinë për në çerekfinale të “Euro 2020”. Të dy golat i shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Anglia është skuadra e radhës që ka prerë biletën për në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
“Tre Luanët” e kanë eliminuar Gjermaninë në 1/8 e finales duke e mposhtur 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në Londër, në “Wembley”,.
Në 45 minutat e pjesës së parë, skuadrat kishin shanset e tyre, por nuk shënuan – dhe të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë.
Fillimisht, në minutën e 75-të, Raheem Sterling arriti që të realizojë për 1-0.
Tre Luanët në çerekfinale do të përballen me fituesin që do të dali nga ndeshja e sotme mes Suedisë dhe Ukrainës.