Anëtarja e PSD-së, ambasadore në Japoni?


AAK’ja dhe PSD’ja që në zgjedhjet e gjashtë tetorit kishin garuar me një listë të përbashkët, nuk e kanë përfunduar bashkëpunimin. Në media sot është raportuar se ish’deputetja Shqipe Pantina pritet të propozohet ambasadore. Pantina e kontaktuar nga Expressi nuk e ka pohuar as mohuar këtë informacion.

Ish-kandidatja për deputete nga kjo parti, Shqipe Pantina, pritet të propozohet ambasadore në Japoni, me çelës diplomatik. 

Megjithatë, e njëjta nuk ka pranuar që të demantojë lajmin e as ta konfirmojë.

“As spo du me demantu as me komentu”, ka thënë Pantina për Gazetën.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka komentuar për emrat që janë në mesin e të përzgjedhurëve.

“Procesi i përzgjedhjes së nëpunësve konsullorë është në vazhdim e sipër, sipas udhëzimeve dhe rregullave në fuqi. Momentalisht brenda MPJD-së janë duke u trajtuar ankesat e kandidatëve që kanë aplikuar në këtë proces”, thuhet në përgjigjen fillestare. Por në një version tjetër të përgjigjes MPJD-ja e ka hequr pjesën e dytë të përgjigjes që flet për ankesat e kandidatëve, ka raportuar sot Koha.

“Procesi i përzgjedhjes së nëpunësve konsullorë është në vazhdim e sipër, sipas udhëzimeve dhe rregullave në fuqi. Momentalisht brenda MPJD-së janë duke u trajtuar ankesat e kandidatëve që kanë aplikuar në këtë proces”, thuhet në përgjigjen fillestare. Por në një version tjetër të përgjigjes MPJD-ja e ka hequr pjesën e dytë të përgjigjes që flet për ankesat e kandidatëve.