Andi eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Sportisti nga Peja, Andi Artani, është i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Pas një qëndrimi 91 ditor, Andi rezultoi më i votuari për t’u larguar nga televotimi javor, ku të nominuar ishin edhe: Mbresa, Gresa dhe Bruno.

Andi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të vëzhguar në Kosovë ka takuar dashurinë e jetës së tij, modelen me prejardhje Malisheva, Gresa Hoti.

Dyshja krijuan një lidhje të gjatë brenda shtëpisë, gjersa edhe ndarjes mes tyre mbrëmjen e së hënës ishte tejet emocionale dhe e vështirë.

Përndryshe, finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të jetë pas dy javësh dhe fituesi do të marrë shpërblimin prej 200 mijë eurosh.