Ish-protagonsitët e programit “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, prej kohësh janë përfolur për një romancë të mundshme me njëri-tjetrin.
Kjo romancë me sa duket ka marrë edhe kahje tjetër, pasi sipas ndjekësve dyshja i kanë dhënë fund beqarisë, shkruan Gazeta Stop.
Dyshimet për një martesë të mundshme janë bërë për shkak të një fotografie të publikuar ku shihen
Melisa bashkë me Andin veshur me rroba zyrtare.
Por ende nuk ka pasur asnjë reagim nga dyshja për lajme të tilla.