Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi është futur zyrtarisht në industrinë e muzikës. Vetëm pak më parë ajo ka publikuar këngën e saj të parë.
Kënga titullohet “Deal” dhe një ndër protagonistët në klip është Atdheu. Në këtë projekt muzikor Ana shfaqet si një vajzë “self-made”.
Ajo nuk i ka kursyer skenat e nxehta në klip, siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme:

Një pjesë e madhe e publikut i ka vënë në dukje Anës faktin që ajo nuk ka talent, duke e quajtur këngën një dështim.
Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi.
Pasi Ana lançoi këngën e saj në Youtube, Sindi e ironizoi Anën dhe këtë projekt me një status në InstaStory.
“Një minutë qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.



