Ana Kabashi është banorja e fundit që u largua nga Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “Big Talk” me Elita Rudin, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës në këtë ‘reality show’.
Këngëtarja e njohur mes tjerash ka folur edhe për një incident që kishte ndodhur jashtë mes motrës së saj, Artës dhe ish-banores, Shota Baraliu.
Artistja nga Peja rrëfeu se Shota kishte tentuar ta rrihte motrën e saj, gjatë një takimi që kishin pasur në një sallon ondulimi.
“Në studio që ka shkuar të rregullohet që ka shkuar përmes meje dhe Artës aty ka dashur të bëjë skena, Artën ka dashur që ta rrah. Nuk ka qenë për sqarim se i ka shkuar duke i thënë ‘edhe një herë që e përmend emrin tim, a e di çfarë do të bëjë. Pronarët e sallonit i kanë kërkuar që të dalë jashtë”, tha ajo fillimisht.
Kabashi nga ana tjetër theksoi se nuk e ka takuar akoma Shotën dhe se nuk ka çfarë të flas më me të.
“Nuk e kam kontaktuar akoma Shotën. E kam kuptuar dje për këtë incident. Nuk dua të merrem me atë njeri. E tmerrshme, unë jam befasuar. Ajo nuk e ka me mua, ajo e ka për të gjitha femrat”, vazhdoi ajo.
“E kanë parë njerëzit që kanë qenë aty, është e vërtetë. Shotës i them, i uroj shërim të shpejt të shpirtit, ishalla qetësohesh edhe gjen qetësi. Kur ke probleme me veten, ke probleme me të gjithë. Më ka befasuar për të keq, shpresoj që do ta sheh veten se është gabim. Unë me të nuk do të sqaroj asgjë. Nuk kam nevojë të merrem më me të. Ishalla veç ka suksese në jetë, ajo me mua e ka fshirë komplet”, përfundon Kabashi.