Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përditësuar këshillat shëndetësore për udhëtimet në gjashtë vende që tani i konsideron me rrezikshmëri shumë të lartë duke e futur edhe Kosovën në këtë listë, duke pasur parasysh përhapjen e shpejt të virusit korona dhe variantit Delta.
Gjashtë vendet, Haiti, Kosova, Libani, Maroku, Bahams dhe Shën Martini në Karaibe thuhet se kanë pasur më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë në 28 ditët e fundit, duke i shtyrë këto vende në kategorinë më të lartë të paralajmërimit.
“Disa vende të tjera, përfshirë Brazilin, Britaninë dhe Gjeorgjinë – e cila aktualisht ka mesataren më të lartë globale ditore, me 126 raste të reja në ditë për 100,000 njerëz, sipas Qendrës për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins – ishin në listë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.
Kjo qendër, po u sugjeron njerëzve që të shmangin udhëtimet edhe në Kosovë, osë nëse duhet që të vijnë, duhet të vaksinohen paraprakisht.