Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka arritur dje në këtë vend.
Lajmin për arritjen e saj e ka bërë të ditur Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Në shtator të vitit të kaluar Kosova dhe Serbi firmosën në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen ekonomike.
Në kuadër të saj erdhi edhe ujdia për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.