Ambasadori kosovar në Gjermani tregon pse atje po luftohet suksesshëm koronavirusi


Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, thotë se deri më tani në Gjermani është luftuar me sukses Covid-19 për shkak të veprimeve shtetërore por edhe vetëdijësimit të qytetarëve.

Thotë se krahas politikave të kancelares Angela Merkel, janë edhe qytetarët ata që kanë kontribuar në mos përhapjen e madhe të virusit.

Por me ardhjen e ditëve të nxehta, edhe atje u shtua numri i rasteve të reja pozitive. Beqaj thotë se për këtë shkak janë pushimet e shtetasve gjermanë, kryesisht atyre që udhëtuan drejt Spanjës.

“Gjatë pushimeve verore kanë filluar të rriten numrat’, tha Cufaj në Pressing.

“Një rol vërtetë të rëndësishëm ka luajtur komunikimi. Spin-doktorët e kanë bërë pjesë të përditshmërisë së qytetarëve informacionin”, shtoi ai.