Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur i kënaqur me faktin se Kuvendi nesër do të mbajë seancë ku në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Në një postim në Twitter, diplomati amerikan tha se është me rëndësi që Kuvendi të respektojë Kushtetutën.
“I gëzuar që Kuvendi do të mbajë seancë për mocionin e mosbesimit nesër. Siç i thash sot edhe Kryeministrit, është me rëndësi që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, tha Kosnetti.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që nesër, nga ora 11:00, të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të ngritur nga LDK-ja, ndaj Qeverisë Kurti.