Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji, Uliks Emra, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka vizituar sot shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Oslo.
Ai më këtë rast ka apeluar tek prindërit që t’i përgjigjen masovikisht kërkesës për t’i orientuar fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe.
“Ishte kënaqësi dhe ndjenjë e veçantë vizita në shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Oslo. Shfrytëzuam rastin për t’i uruar fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe përgëzuar dhe falenderuar mësuesit për punën e tyre të shenjtë, e që për qëllim kryesor ka mësimin e gjuhës shqipe. Fëmijët janë e ardhmja jonë, prandaj inkurajojmë prindërit që t’i përgjigjen masovikisht kërkesës për ti orientuar ata në mësimin e gjuhës shqipe”, thënë ambasadori i parë i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra.