Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott e ka konsideruar shumë të rëndësishëm respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këtë javë, rreth kushtetushmërisë së vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë së re.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se pavarësisht vendimit që do të prezantohet, i njëjti do të ndikojë në ndryshim, qoftë me zgjedhje të reja, apo qeveri të re.
“Cilido që do të jetë reagimi, është në interesin më të mirë të Kosovës, si demokraci e re parlamentare, që një ndryshim i tillë të ndodhë në mënyrë paqësore dhe të qetë, pa retorikë të ekzagjeruar politike dhe pa kërcënim për dhunë”, është shprehur Abbott.