Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se nuk do të ofrojë shërbime të rregullta konsullore deri më 12 dhjetor.
Kjo do të bëhet për të respektuar masat e marra kundër COVID-19 në Austri, transmeton Klankosova.tv.
Derisa shërbimi konsullor do jetë i hapur për raste emergjente dhe vlen rregulli i masave mbrojtëse.
“Duke respektuar masat e marra në Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri me datë 12.12.2021.” shkruhej në një postim në Facebook të Ambasadës.
Tutje thuhej se për raste emergjente dhe informata duhet kontaktuar në numrat e telefonit, +43 6642233409dhe +43 6767861865, ose në postën elektronike consulate.vienna@rks-gov.net.