Ambasada e Francës mohon se ka bllokuar komunikimin me presidentin Thaçi

Ambasada e Francës në Kosovë ka mohuar se kanë bllokuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një njoftim në Twitter thuhet se Ambasada ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët kosovarë, pa përjashtim.

“Ambasada e Francës ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë dhe nuk “bllokon komunikimin” me asnjërin prej tyre”, thuhet në një postim të kësaj ambasade në Twitter.

Kjo ishte përgjigje ndaj raportimeve të mediave se presidenti është izoluar nga misionet ndërkombëtare në Kosovë pas propozim-aktakuzës.