Amazon mbyll 18 mijë vende të punës

Kompania “Amazon” planifikon të shkurtojë mbi 18 mijë vende pune në përpjekje për të zvogëluar shpenzimet.

Gjiganti i shitjeve online, i cili ka të punësuar 1.5 milionë punëtorë në gjithë botën, nuk ka përmendur se në cilat vende saktësisht do të bëjë këto shkurtime, por ka thënë se do të përfshijnë edhe Evropën.

Shumë nga shkurtimet e punës do të jenë në departamentet e shitjeve me pakicë dhe të burimeve njerëzore.

Drejtori i kompanisë, Andy Jassy njoftoi se nuk i marrin këto vendime lehtë e as nuk nënvlerësojnë mënyrën e ndikimit në jetën e atyre që janë të varur nga puna.

“Kompanitë, të cilat zgjatin shumë kalojnë nëpër periudha të ndryshme”, tha Jassy,  shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

“Amazon” është prekur nga pakësimi i shitjeve pas suksesit të madh që pati gjatë pandemisë kur klientët blenin shumë më shumë online.