Publiku shqiptar u shokua nga Hyseni dhe Alvisa.
Fansat e Përputhen mbrëmë janë shokuar nga storia tronditëse e Hysenit dhe Alvisës.
Pas edicionit të fundit ku Alvisa tha se ndihet e shantazhuar për një video që iu bë asaj dhe Bashkimit, Hyseni vendosi të hakmirret ndaj saj publikisht.
Përmes një lidhje ‘live’ me telefon Hyseni zbuloi se ai dhe Alvisa ishin lidhur përsëri gjatë emisionit dhe ata kishin kaluar kohë së bashku.
Ndërsa pasi të gjithë konkurrentët morën anën e Hysenit pas rrëfimeve që bëri, Alvisa u detyrua të rrëfehej se ajo ishte dhunuar, kërcënuar dhe shantazhuar nga Hyseni gjatë gjithë kohës dhe kjo ishte arsyeja përse ajo kishte pranuar të takohej me të dhe të mbante kontakte.
Së fundi ajo ka postuar disa imazhe nga bisedat e mëparshme me ish-partnerin, Hysenin. Në fotot e postuara Alvisa i shkruan atij se ai e ka tradhtuar atë, sharë, mashtruar dhe i ka bërtitur asaj të kohën.
Në fotot e postuara nga ish-konkurrentja mund të shihet se Alvisa ka dashur ta denoncojë Hysenin tash e disa muaj për keqtrajtim, por që ngurroi për hir të prindërve të saj.
Alvisa theksoi edhe një herë faktin se nuk ka tradhëtuar askënd pasi që nuk ishte në lidhje me Hysenin por ishte nën kërcënim nga ish-konkurrenti.