Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar sot lidhur me anulimin e disa fluturimeve si shkak i mjegullës.
Aliu ka thënë se dje kanë ateruar aeroplanët e të cilëve pilotët kanë qenë të certifikuar për rënie në kushte të mjegullës.
“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, por sipas tij ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. “46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, deri sa 12 janë anuluar ne ardhje”, thekson Aliu