Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur për vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e vëllait të saj në qytetin të cilin ai e udhëheq.
Ai tha se pret nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit.
“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës”, shkroi Ali.
“Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional”, shtoi ai në Facebook.
“Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit”.
“Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!”