Sonte nga Komuna e Ferizajt janë konfirmuar edhe 18 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Kryatari Agim Aliu tha për RTV Dukagjinin, se 18 rastet janë kontakte të shoferit të Kampit Bondsteel i cili ka ndërruar jetë ditë më parë si pasojë e infektimit me koronavirus.
“Kjo tregon më së miri për kujdesin që duhet të kenë qytetarët në atë që ne po themi në respektimin e udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, sepse ja një rast i vetëm shpërthen dhe paraqiten edhe 18 raste tjera”.
Aliu thotë se Instituti i Shëndetit Publik sot ka marrë 38 mostra në Ferizaji dhe për fat të keq 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Ndryshe i ndjeri ka pasur kontakte me gjithsejtë 48 persona”, tha ai.
I pari i Ferizajt ka thënë se masat më të mira për të luftuar koronavirusin COVID-19 është qëndrimi në shtëpi.
“Ajo që ndodhi sot është dëshmia më e mirë e asaj që kemi thënë se këto dy javët do të jenë më të vështirat në luftë me koronavirusin”, tha ndër të tjera Agim Aliu.