Doli në punë, pas një mungese disa ditëshe. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se tash po ndjehet mirë pas një gripi sezonal që kishte.
Ajo ka mohuar se është infektuar me koronavirus pasi sipas saj kishte spekulime se ka rezultuar pozitiv me këtë virus.
Megjithatë zyrat e kësaj ministrie u panë të zbrazura të martën pasi po punohet me staf të reduktuar për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID 19.
E kjo situatë është pengesë edhe për finalizimin e projekteve.
Edhe në ministrinë e Infrastrukturës kabineti i ministrit ishte i zbrazët të martën.
Por ka edhe institucione që nuk po funksionojnë fare.
Në objektin e Agjencisë për Regjistrim të gjithë qytetarët u kthen mbrapa të martën.
As në objektin e qeverisë e kuvendit të Kosovës nuk kishte qarkullim të madh të zhytarëve të këtyre institucioneve.
Mungesa e punëtorëve në vende të punës erdhi pasi një vendimi të qeverisë së Kosovës si masë parandalueses në funksion të mbrojtjes nga COVID-19.
Sipas këtij vendimi ndalohen Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarje tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër.