Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani vazhdon të jetë një prej lojtarëve më premtues dhe më në formë për momentin në Rumani.
Shumë klube tashmë janë interesuar për lojtarin e Rapid Bucurestit.
Raportohet se tashmë edhe skuadra nga Bundesliga, Werder Bremen ka shprehur interesim për Rrahmanin.
Madje klubi gjerman e sheh si zëvendësues të Nick Woltemade dhe Eren Dinkci, që pritet të largohen nga Werder Bremen në fund të këtij sezoni.
Rrahmani gjatë këtij sezoni me Rapidin në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka bërë pesë asiste. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 2.3 milionë euro.