Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Zot mos e bo” titullohet kënga e artistes nga Peja, të cilën e ka kompletuar edhe vizualisht.
Për tekstin dhe muzikën janë përkujdesur çifti i njohur njëherësh dy yjet e muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.
Producimi u bë nga Fatjon Miftari, kurse për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Avaxus.
Videoja i është besuar produksionit “Publico”.
Albina edhe këtë herë mori vëmendje me paraqitjen atraktive dhe të thjeshtë në videoklip.