Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH, ka përfunduar me fitues Albina dhe Familja Kelmendi, derisa çmime në këtë festival ka marrë edhe Erma Mici që mori çmimin “debutuesja më e mirë, kurse Rovena Dilo mori “çmimin e karrierës”. Tri çmimet e jurisë ju takuan “2 Farm” (Atomic), Albina Kelmendi dhe familja (Duje) morën çmimin e dytë kurse çmimi i parë i takoi Elsa Lilës (Evita).
Ethe, adrenalinë dhe konkurrencë ndryshe nga të tjerët është përcjellë edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH, i cili këtë herë fituesin e zgjodhi publiku dhe jo juria e festivalit.
Publiku pati mundësi që të votonte nga nata e mbrëmshme dhe atë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, derisa ata mund të votonin deri në tri herë.
Ky edicion, ktheu në skenë njërën prej këngëtarëve më të njohura të festivaleve në Shqipëri, Elsa Lilan. Ajo solli në skenë këngën “Evita” një këngë që ajo ishte kantautorë e saj, por që ja doli ta fitojë çmimin…
Nuk ishte vetëm Elsa që pati një këngë dedikim për vajzën e saj.
Po ashtu, këngë dedikimi pati edhe rok artisti kosovar, Petri Çarkaxhiu, një këngë që ai ia dedikonte nënës së tij.
Skenës së Festivali të Këngës në RTSH, ju kthye edhe këngëtarja Manjolla Nallbani, e cila rrezikoi gjithçka për ta fituar, madje u paraqit më ndryshe nga stili i saj që ta bëjë publikun për vete, por që duket se nuk ia mbushi mendjen.
Por, kështu nuk ishte me Rovena Dilon.
Këngëtarja veterane arriti që ta fitonte çmimin e “karrierës”, të cilin ia ndau Zhani Ciko.
Një këngëtare tjetër, e cila befasoi shumëkënd gjatë natës së tretë të festivalit ishte këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, e cila tha së është shtatzënë. Fifi këndoi këngën e saj ritmike, “Stop”, e cila po ashtu mori shumë pëlqime nga publiku shqiptar por që nuk ia doli që ta fitojë atë.
Deri në shpalljen e fituesve skenën e Festivalit të Këngës në RTSH e pushtoi këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës jazz, Gala Dragot, që emocionoi publikun me muzikën e saj, pavarësisht se përformoi në skenë me temperaturë +40 gradë Celsius.
Baletanët e njohur Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani. zgjodhën për të sjellë në skenë një koreografi të veçantë të valleve tradicionale, duke sjellë atmosfere tradite e folklorike në në skenën e Festivalit të Këngës në RTSh.
Juria ka dhënë edhe tre çmimet e tyre profesionale e të cilët i fituan: Çmimi i tretë: 2 Farm të cilët kënduan këngën e tyre “Atomic”, çmimi i dytë i takoi këngës “Duje” të Albina Kelmendi dhe Familja, ndërkaq çmimi i parë i takoi Elsa Lilës me këngën “Evita”.
“Jam mësuar me çmimet e dyta, për mua kjo do të thotë dhe mundohem që të shpreh mirënjohjen dhe për të gjithë ata që kanë punuar në këtë festival”, ka thënë Albina pasi mori çmimin e dytë të festivalit.
“Ndjej shumë në këtë moment. Tërë kjo ndodhi falë jush, falë dashamirësisë së jurisë, falë një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhshëm dhe falë vajzës sime. Ju falënderoj nga zemra dhe ka qenë një nder që unë kam marrë pjesë”, tha Lila që e fitoi për herë të tretë këtë festival.
Por, çmimi kryesor i këtij festivali, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision është Albina Kelmendi dhe familja me këngën “Duje”.