Alban Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës të Prishtinës.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku shkroi se është një që e ka mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për kryeqytetin.
“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën”.
“Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik”, ka thënë Zogaj.