Aktori i njohur i emisionit humoristik ‘Portokalli’, Florjan Binaj është infektuar nga Covid-19.
Sipas Faxweb.al ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit dhe është përfshirë në 66 rastet e reja të raportuara ditën e sotme.


Nuk dihet ende se nga është infektuar aktori, por para një jave ai ka qenë në jug të Shqipërisë, ku ka zhvilluar ‘Rafting’ në lumin e Vjosës në Tepelenë, ka vizituar Përmetin e fshatra të tjerë turistikë, nën shoqërinë e shumë njerëzve të tjerë.