Aksioni “Stuhia”: Policia arreston shtatë persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm në disa qytete të Kosovës ku sipas tyre janë arrestuar 7 persona.

Në konferencë foli Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione të vendit.

“Kemi aplikuar masa të fshehta të hetimit për disa persona konkretë, masat kanë nisur nga muaji nëntor i vitit 2020…Pas përfundimit të zgjerimit të hetimeve, dje kemi bë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për të na lëshuar urdhëresë për bastisjen e disa lokacioneve. Njësia Rajonale e Hetimeve kanë aplikuar këtë operacion të quajtur “Stuhia”, në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë Lipjan, Shtërpcë, dhe ka arrestuar disa persona për kontrabandim me armë. Bëhet fjalë për 7 persona të arrestuar”, tha Jashari.