Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin në Karaçevë.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se aksioni ka qenë i suksesshëm.
Sveçla njoftoi se cak kanë qenë rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë, ku janë konfiskuar aparate të bixhozit, janë rrënuar objektet ilegale dhe janë arrestuar personat e përfshirë.

“Pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla.

Postimi i plotë:
Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.