“Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, njësia rajonale e trafikut rrugor ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.
Vetëm deri në orën 15:00 janë shqiptuar 129 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, me theks të veçantë;
-Janë konfiskuar – ç ‘kyçur nga komunikacioni 9 Skuter,
-Masë administrative ndaj 6 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,
-Masë administrative ndaj 1 ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse
-Masë administrative ndaj 3 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.