Në Prishtinë është mbajtur sot një aksion simbolik në shenjë solidarizimi me artistët në Shqipëri, të cilët po protestojnë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar Shqiptar.
Aksioni ka nisur në ora 17:00 dhe është zhvilluar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Përafërsisht 50 persona kanë qëndruar para teatrit me maska dhe me pankarta në të cilat kishte mbi shkrime si: “Muret i shembni, por jo teatrin”, “Me teatrin” dhe të tjera.
Ky aksion është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se sot (17 maj, 2020) në orët e hershme të mëngjesit, forca të shumta policore dhe mjetet e rënda të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur punën për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.
Policia është konfrontuar me grupin e artistëve që po mbronin Teatrin Kombëtar të cilët, së bashku me disa figura politike janë shoqëruar në komisariat, ndërsa zona është blinduar nga forcat e policisë.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, cili i ka përshëndetur tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.