Aksidentohet ish-zëvendëskryeministri serb, ndodhet në kujdes intensiv

Ish-nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajiq, është aksidentuar të dielën, ka njoftuar B92. Aksidenti ndodhi në orën 9:30, derisa thuhet se vetura e tipit “Skoda Superb” doli nga autostrada në jug të Serbisë.

Raportohet se vozitësi i makinës ka humbur jetën, derisa politikani serb është në kujdes intensiv në Qendrën Klinike të Nishit.

“Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë Rasim Ljajiq ka lëndime të rënda në gjoks, por është stabil, i vetëdijshëm dhe nuk është në rrezik për jetën”, tha drejtori i Qendrës në Nish, Zoran Perisiq.