Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.