Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Në pamjet dërguara nga një lexues i lajmi.net shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Bazuar në pamjet e siguruara, vetura duket se ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të rrugës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar ende rastin dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar në aksident.

