Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, shkak shpejtësia e madhe (Video)

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur sot në lagjen “Pejton” në Prishtinë, në afërsi të “Hotel Prishtina”

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq në një video, shihet se veturat janë përplasur me njëra-tjetrën në një udhëkryq.