Ka ndërruar jetë njëri prej tre të lënduarve në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Bresalcë të Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar se një pasagjere e moshës 46 vjeçare nuk ka munduar t’iu mbijetojë plagëve.
“Të lënduarit nga aksidenti janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Gjilan për ndihmë mjekësore. Pasagjerja, shtetase e Kosovës (1978), si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente, Gjilan”, ka njoftuar Hashani.
Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion.