Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur të mërkurën mbrëma në rrugën Ferizaj-Shtime, ku si pasojë vdiqën katër persona dhe u lënduan dy të tjerë.
Në mesin e të lënduarve është një grua shtatzënë.
Për gjendjen e saj kanë folur nga Mjekimi Intensiv Qendror i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Shefi i Intensivës Shaqir Uka, tha për Klankosova.tv se gruaja ka lëndime serioze por gjendja e saj aktualisht paraqitet stabile.
“Një nga dy të lënduarit e kanë sjell në Mjekimin Intensiv Qëndror nga Qendra Emergjente. Është një grua shtatzënë, e cila ka lëndime serioze. Ka lëndime në kokë, gjoks dhe ekstremitete. Edhe pse ka lëndime serioze gjendja e saj momentale paraqitet stabile. Ajo po monitorohet bazuar në protokolet e parapara mjekësore”, tha Uka.