Të enjten në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në Sllatinë ka ndodhur një vetë-aksident ku si pasojë dy persona kanë vdekur.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në ora 18:50, ndërkaq Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje.
“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, e po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion