Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Fushë-Prezë, ku një automjet u përfshi nga flakët pas një aksidenti automobilistik me një betoniere, duke shkaktuar vdekjen e katër të rinjve.

Policia vëren në njoftimin zyrtar se nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç.

Ky i fundit, dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët, thekson deklarata e autoriteteve ligjzbatuese, kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.