Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen Ulpiana në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se janë lënduar dy persona.
“Rreth orës 18:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ ka ndodhur një aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona. Me rast po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.


