Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtune në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se një veturë është vetaksidentuar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar rreth këtij aksidenti.

