Aksident trafiku në Deçan, automjeti përfundon në lokal

Një aksident trafiku ka ndodhur sot te rreth rrotullimi në Carrabreg të Deçanit ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas fotografive që janë publikuar në rrejte sociale, shihet se njëra nga veturat ka përfunduar brenda një dyqani.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:10 minuta dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.