Një person ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, gjegjësisht në Sllatinë.
Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ka ndodhur të martën, ku është përfshirë një veturë, shoferi i të cilës ka humbur jetën.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku kompetent, ka njoftuar për Kohën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e Kelanit.