Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan me gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin e bëri të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësja së Policisë, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se aksidenti ka përfshirë tri automjete.

Sipas Ahmetit, policia ka dalë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Ndërkohë, të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona.