Një aksident trafiku ka ndodhur para pak momentesh në Prishtinë, ku një automjet ka goditur një këmbësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, këmbësorja ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.