Aksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mëngjesin e së shtunës në hyrje të qytetit të Pejës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:05 në hyrje të qytetit të Pejës, afër terminalit doganor, ka ndodhë një aksident trafiku me dy vetura të involvuara. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”.