Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.
Nga disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
“Është raportuar rreth orës 12:00, aksident trafiku vetëm me dëme materiale në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.