Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradë, në segmentin Veternik-Bresje, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai tutje ka bërë të ditur se njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin.