Aksident mes një veture dhe motoçiklete, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30, në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.