Një këmbësore është lënduar në rrugën Prishtinë-Gjilan këtë pasdite, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes dy automjeteve.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti potencoi se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete”, ka thënë Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”.